75 Mall Live Search
16:02 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / Gj. Sh

Vazhdon kriza e Prishtinës, barazon me Gjilanin

Prishtina e ka lëshuar fitoren nga duart ndaj Gjilanit.

Ndeshja e javës së 25-të, e zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Gjilan, përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Bardhekaltërit kaluan të parët në epërsi me një gol të Senad Jarovic, në minutën e 23-të.

Në fund të ndeshjes, Gjilani arriti ta barazonte rezultatin, me anë të Marko Roganovic, në minutën 90+3.

Gjilani aktualisht renditet në vendin e katërt me 35 pikë, tre më shumë se Prishtina që renditet e katërta./IndeksOnline/