08:40 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Vazhdon kriza mes Justin Timberlake dhe bashkëshortes

Një nga çiftet më jetëgjatë dhe më të përfolur në Hollywood, Justin Timberlake dhe Jessica Biel, janë ende bashkë dhe po përpiqen të ndërmarrin hapa të nevojshëm për të punuar me martesën e tyre. Lajm i keq: Epo, Justin e dreqosi punën kur u fotografua duke kapur duart me kolegen Alisha Wainwright. Së fundmi, tre muaj pas fotove që qarkulluan kudo, Jessica u fotografua në publik pa unazën e martesës, që duket si detaj problematik.

Siç mund ta shihni, Jessica doli nga një farmaci lokale me disa qese nëpër duar, pa unazën. Sigurisht që të dalësh pa unazën e martesës nuk do të thotë se ke patjetër telashe, por duke marrë parasysh dramën e fundit në marrëdhënien e tyre këto muaj, situata nuk duket fort e qetë.

Në fund të dhjetorit, Justin Timberlake u kap mat pa unazën e martesës në gisht, dorë për dore me kolegen dhe më pas i kërkoi publikisht falje gruas, për të cilën u raportua se nuk ndihej e tradhtuar, ndonëse detaje të mëvonshme provuan të kundërtën. Në fund të janarit, u raportua se nisën terapinë në çift.