75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / A. M.

Vazhdon kundërshtimi i drejtoreshës politike nga Kaçaniku, u emërua drejtoreshë në një shkollë!

Diana Bajrami-Reka, drejtoreshë e shëndetësisë në komunën e Kaçanikut, dy muaj para zgjedhjeve lokale, është rehatuar në një post tjetër.

Ajo është përzgjedhur si drejtoreshë e ardhshme e shkollës fillore “Emin Duraku” në Kaçanik.

Mirëpo, emërimi i saj është kundërshtuar, përfshirë edhe punonjës të kësaj shkolle.

Më poshtë, reagimet:

SEVDIJE SHEHU, ARSIMTARE

May be an image of 1 person, standing and body of water

Profesoresha Ilire Raka – Zeneli, kandidatja e duhur për drejtoreshë në SHFMU “Emin Duraku” në Kaçanik!Ilirja është pasuri jona, është një intelektuale e përmasava të larta që i tejkalon kufijtë e Kaçanikut. E kam përcjell rritën, zhvillimin intelektual të Ilirēs nëpēr të gjitha fazat bashkë me gjeneratën e saj të artë.Njohuritë që ka ajo për kulturën, artin, letërsinë, arsimin, edukimin po edhe më gjërë e bëjnë tē veçant si gocë Kaçaniku.I veçant ishte edhe rasti kur e dërguan të punoj në shkollēn e Ivajës, ndërkaq, Ilirja, si një intelektuale me vlera të larta i duhej më shumë gjimnazit,po kush e çante kokën se çka ishte më e mira për nxënësit e gjimnazit. Por ajo nuk e ndali punēn në edukumin dhe arsimimin e nxënësave të Ivajës përkundër peripetive të shumta që pati. Ishin me fat ata nxēnës që e patēn një profesoreshë shembullore siq ishte Ilirja.Atëhere politika qëndronte mbi çdo vlerë intelektuale, por ja që e njëjta gjë po përsëritet edhe sot. Në konkursin e shpallur për drejtor nè ShFMU “Emin Duraku”në Kaçanik, kam pritur që në këtë pozitë të emrohet personi i duhur, prof. Ilire Raka mësimdhënëse pranë kësaj shkolle, por kjo nuk ndodhi. A është kjo zgjedhje e mirë për ShFMU ” Emin Durakun” si shkolla më e madhe në komunë , mendoj që JO.Duke i njohur shumë mirë rrethanat e mbrendshme të shkollës ku edhe vet punoj , viteve tè fundit pas skandaleve të shumta; mbylljeve të arsimtarëve në sallë nga ana e drejtorit, bulizmit, problemet me KDSH-lajme mediatike etj.etj.shkolla jonë si shkolla më e madhe dhe më e zëshmja në komunë e humbi pothuaj tërësisht shkëlqimin.Dhe, pas dorëheqjes së ish drejtorit të shkollës, që tash po e kuptojmë qëllimin e tij, në konkursin pēr drejtor shkolle në garë ishte edhe Ilirja. Kandidatura e Ilirës ishte e mirëseardhur pothuaj për tërë kolektivin e shkollēs. Unë personalisht e përgëzova për guximin e madh – të udhëheq një shkollë me mbi 1500 nxēnës dhe mbi 100 mēsimdhēnēs, sepse vlerat intelektuale, edukativo arsimore- menagjuese i kishte që të gjitha. ilirja është e dëshiruara dhe e duhura për nxënēsit , pēr mësimdhēnēsit për shkollën “Emin Duraku”duke plotësuar çdo kriter të mundshëm për drejtoreshë shkolle. Profesoresha Ilire është personi i duhur qē ka mundur tia kthej namin SHFMU” Emin Duraku” në Kaçanik. Nëse, Ilirja, sot nuk është zgjedhur drejtoreshë e shkollës, e them me plot bindje se nesër ajo do t’a udhēheq këtë shkollë.Derisa politika të dominoj në shkolla, e të mos respektohen vlerat intelektuale, nuk do të kemi arsimim të mirēfilltë.

Ilire Raka-Zeneli

A po i kthehet “nami” ShFMU ” Emin Duraku” në Kaçanik Lidhur me pjesmarrjen time në konkursin e shpallur për drejtor nè ShFMU “Emin Duraku” kam marr shumë sms dhe nè vazhdimèsi po rritet interesimi se çfarè nè tè vèrtet ndodhi nè atè konkurs.Pèr tè mos lënë vend as për keqinterpretime as pèr pèrfitime politike tè individève apo grupeve tè caktuara nè kurrize tè këtij procesi po e them krejt hapur e pakeqardhje; A po rehabilitohen njerèzit nè fund tè këtij mandati? A erdhi dorèheqja e ish-drejtorit për tè liruar njè vend për “jarani”?-” a u thyen” parimet për arsim cilësor tè personavè tè caktuar? Si u nènshkrua deklarata nèn betim? etj etj…-nuk janè çèshtje qè mè shqetèsojne apo brengosin kohève tè fundit.Nè konkursin publik me tè drejt qytetare si çdo tjetër individ, kam aplikuar me vullnetin e mirè dhe gatishmèrin time pèr tè ofruruar mè tè mirèn e mundshme për institucionin ku vet jam arsimuar, aktualisht punoj dhe vijon mèsimet vajza ime.Aplikimi im nuk ka ndodhur me “selame” praktikè kjo e njohur pèr ne. Po si çdo garè èshtè vetèm njè fitues dhe njè humbès-qè nè kètè rast unè nuk jam humbèsja-kam prezentuar mè sè miri( do ta kishte bèrè secili mèsimdhènes i ShFMU “Emin Duraku) objektivat, strategjitè, misionin dhe vizionin e shkollës sonè Ajo qè mbetet gjithmonè brengosëse janè komisionet e formuara pèr kèto procedura-antarè qè vlerèsojnè njèanshëm, servil, puthakèmbè tè pushtetit duke harruar etikèn profesionale, antarè qè s’mund ta shikojnë as pèr dy sekonda kandidatin nè sy, qè shqetèsohen mè shumè për njè gotè ujè te refuzuar sesa për “hakun” e kandidatit.Por, a èshtè bèrè zgjedhje për ShFMU ” Emin Durakun” si shkolla mè e madhe nè komunè-JO.Viteve tè fundit pas skandaleve të mbylljeve, bulizmit, problemet me KDSH-lajme mediatike. A èshtè përzgjedhjèsja për drejtoresh nè këtè shkollè e duhura;-me njè përvojè tè shkurtër nè arsim- më shumë se njè dekadè larg fushës arsimore-nuk e njeh KK/Kurrikulën Bërtham…….Uroj më të mirën për të.P.S. se a do tè procedojè ankesè lidhur me vendimin e komisionit-èshtè diçka shumè personale 😉.shnet për këta që janë- ata qè do të vijnè.