75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vazhdon lirimi i hapësirave publike dhe inspektimi i vendimit për pushim ditën e dielë në Mitrovicë

Drejtoria e Inspeksionit, sot ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike, tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë sheshit të qytetit në Mitrovicë

Në prani të zyrtarëve komunal dhe zyrtarëve policor, subjekti afarist respektoj vendimin komunal dhe ka liruar vetë hapësirën publike.

Me këtë rast drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi bënë thirrje tek të gjitha bizneset që të pajisen me dokumentet e kërkuara për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.

Drejtoria e Inspekcionit përkatësisht drejtori Ademi, bënë me dije se do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapsira të janë në shërbim të së përbashkëtës, pra prioriteti i drejtorisë do të jetë qytetari dhe hapësira e tyre. Poashtu drejtori njoftoi, se janë duke u inspektuar të gjitha bizneset për respektimin e orarit të punës përkatësisht, vendimit të kryetarit Agim Bahtiri për pushim që nga kjo e diel.