22:45 / E Diele, 31 Tetor 2021 / AR

Vazhdon lufta mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ai e akuzon se Jolie po përdor fëmijët për publicitet

Angelina Jolie ka qenë një një betejë të ashpër ligjore me Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Kohët e fundit, aktorja ka bërë disa dalje të shpeshta publike me fëmijët e saj, gjatë promovimit të filmit më të ri “The Eternals”.

Vajzat dhe djemtë e saj janë shfaqur pranë saj në tapetin e kuq.

Mirëpo, këtë nuk e ka pritur mirë Pitt, me të cilin mbetet në mes të një mosmarrëveshjeje të ashpër ligjore për kujdestarinë.

Aktori mendon se ish gruaja e tij po i përdor fëmijët për të marrë sa më shumë vëmendje.

“Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për The Post.

“Është e vështirë të kuptohet se si kjo sjellje është në interesin e tyre më të mirë. Brad kurrë nuk i nxjerr fëmijët publikisht dhe ai rrallë flet për ta.”

 Nga ana tjetër, njerëzit e afërt pranë Angelinës pretendojnë se fëmijët “janë shumë të pavarur, ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë.”