Vazhdon mallkimi i Aaron Ramseyt, lidhet me vdekjen e Papës!

Pak ditë më parë, Papa Françesko u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Ish-futbollisti i Arsenalit, Aaron Ramsey është bërë trajner, te skuadra e Cardiff Cityt, shkruan Indeksonline
Dhe kjo punë e re e lojtarit nga Uellsi lidhet me vdekjen e Papa Françeskos, kjo pasi tifozët e shohin si mallkimin e radhës të Ramseyt.
🚨 OFFICIAL: Aaron Ramsey will take charge as Cardiff City head coach for the remaining three games of the Championship season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 19, 2025
It follows Cardiff decision to sack manager Omer Riza. pic.twitter.com/yyRTnOBT3O
Kohë më parë, sa herë që Ramsey shënonte gol – ndërronte jetë dikush i njohur.
Dhe tani, pasi u emërua trajner i Cardiffit, vdiq Papa.
Më 1 janar të vitit 2011, Ramsey shënonte gol – të nesërmit ndërroi jetë Bin Laden.
Më 2 tetor të vitit 2011, Ramsey shënoi gol – të nesërmit ndërroi jetë Steve Jobs.
Më 19 tetor 2011, Ramsey shënoi gol – të nesërmit ndërroi jetë Muammar Gaddafi.
Më 30 nëntor 2013, Ramsey shënoi gol – të nesërmit ndërroi jetë Paul Walker.
/Indeksonline/