75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vazhdon mbledhja e kryesisë së LDK-së, ky është disponimi i tyre

Në selinë e tyre në Prishtinë, po mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi ka nisur në orën 13:30 derisa po drejtohet nga kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje pritet të definohet agjenda për zgjedhjet e së shtunës, në të cilën do të zgjedhet edhe kryetari i ri apo gjasat janë që Mustafa ta marr edhe një mandat tjetër, shkruan Indeksonline.

Mbledhja të paktën në bazë të imazheve të publikuara të LDK-së, shihet se po shkon mirë, derisa disa nga anëtarët e kryesisë duken të buzëqeshur dhe në humor të mirë, por jo dhe të gjithë.

Në takim po marrin pjesë, nënkryetarët e partisë: Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri, këta afër Mustafës.

Ndërsa në tryezë shihen edhe Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Gazmend Muhaxhiri, Besian Mustafa, Arban Abrashi, Vlora Dumoshi etj./Indeksonline/