75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vazhdon mobilizimi tejet serioz në Prishtinë për të dërguar ndihma tek nëna Shqipëri

Qytetarët e Prishtinës e anë e kënd Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar mbledhjen e gjësendëve për t’u dal në ndihmë familjeve të prekuara nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Mobilizimi ende po vazhdon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në fotografi shihet se edhe në orët e vona njerëzit po sjellin qese të mbushura për t’i dërguar në shtetin fqinj.

Ndërsa në mesditë është nisur një autobus për të dërguar ndihmat e mbledhura deri atëherë.

Kujtojmë se kosovarët janë mobilizuar tej fortë pas këtij tërmeti vdekjeprurës ku më shumë se 300 shtëpi janë të hapura në Kosovë për të mirëpritur vëllezërit shqipëtar./Indeksonline/