21:20 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdon moti i ngjashëm, këto janë temperaturat për javën e ardhshme

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat  vende-vende do ë shoqërohen me riga të izuluara dhe të dobëta shiu.

Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë  këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  nga 23-29 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta .

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperendimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s./Indeksonline/