20:05 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon moti me shi, por ngriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e njëjtë me tendencë të ngritjes graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.