12:13 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vazhdon ndërtimi i shtratit të Lumit Erenik, faza IV

Ndërtimi i shëtitorës dhe hapësirave rekreative përgjatë Lumit Erenik.

Projekti “Ndërtimi i shëtitorës dhe hapësirave rekreative përgjatë Lumit Erenik”, faza IV, ka filluar të marrë pamjen e një prej atraksioneve kryesore rekreative që njëherësh promovon stilin e jetesës së shëndetshme në Komunën e Junikut. Ky projekt që zgjat distancën e shëtitorës përkatësisht hapësirave rekreative përgjatë Erenikur nga lagjja “Makaj” në drejtim të lagjeve “Gacafer” dhe “Tofaj” dhe në anën e poshtme deri te penda e ujitjes në Arasha, që do përmbyllë shëtiroren për ecje 8- kilometershe, buzë pishave dhe përgjatë Erenikut.

Projekti po zhvillohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për promovim të mënyrës së shëndetshme të jetesës”

Projekti i realizuar në bashkëfinancim midis Komunës së Junikut dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.