75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Vazhdon ndotja e Prishtinës, në qendër të saj ndizet qymyr

Me afrimin e dimrit dhe me zbritjen e temperaturave, nevoja për ngrohje është e domosdoshme.

Andaj qytetarët përmes formave të ndryshme sigurojnë ngrohje për objektet në të cilat jetojnë e punojnë.

Mirëpo në një objekt në qendër të Prishtinës, afër teatrit “Dodona”, ka vite që ngrohjen e siguron përmes qymyrit, tymi dhe era e të cilit siç thonë banorët e kësaj lagje, është e padurueshme.

Në videon më poshtë mund të shihni, tymin i cili del nga oxhaku i këtij objekti, nga era e të cilit siç thonë qytetarët nuk po arrijnë t’i hapin as dritaret e shtëpive të tyre.

Viteve të fundit Prishtina në muajt e dimrit, renditet krahas qyteteve më të ndotura në botë.

Më poshtë ju sjellim pamje: