Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në QNR-në “1 tetori” në Prishtinë

Ka nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet. Ky numërim nis pas një pauzë e cila ka ndodhur nga ora 16:00 e deri më tani.
Tashmë vëzhguesit janë në vend e tyre edhe se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet ka filluar.
Ndryshe, procesi i numërimit të votave të kanidatëve për deputetë dhe verifikimin i votave të subjekteve politike, ka filluar gjatë ditës së martë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh”, ka thënë ai.
Ndërsa gjatë ditës së sotme që nga ora 16:00 është planifikuar të fillojë procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në Komunat Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, kurse në orën 13:00ka filluar numërimi në Hanin e Elezit.
