Vazhdon numërimi i votave me postë, kandidatët më të votuar nëpër parti
Janë bërë një javë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat i fitoi bindshëm Vetëvendosja me 50.16 për qind
Në vendin e dytë u radhit Partia Demokratike e Kosovës (20.66%), ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës (13.42).
AAK arriti t’i sigurojë 5.6 për qind të votave, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt nuk e kaloi pragun.
Deri tash janë numëruar votat e rregullta dhe votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë, e pas tyre vijnë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.
Kandidatët më të votuar nëpër parti
Sipas rezultateve të përmbledhura që po i përditëson KQZ në faqen e saj, këta janë kandidatët më të votuar nëpër parti:
VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla.
PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari.
LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili.
AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku.

