Vazhdon numërimi i votave, në Vushtrri thellohet rezultati
Ende po vazhdon numërimi i votave nëpër disa komuna të Kosovës.
Në komunën e Vushtrrisë, është thelluar rezultati, shkruan Indeksonline.
Atje Lëvizja Vetëvendosje ka 10469 vota ose në përqindje 33.14% sipas të dhënave të fundit.
Kurse PDK ka mbetur mbrapa me 9023 vota apo 28.57%.
LDK është e treta përkundër që ka pushtetin në këtë komunë./Indeksonline/
