75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / k.v

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, publikohen rezultatet nga votimi i mbajtur në Gjenevë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të para nga numërimi i një vendvotimi në Gjenevë të Zvicrës, rezultatet janë si më poshtë:

 VV – 289 vota

LDK – 34 vota

PDK – 40 vota

AAK – 4 vota

Koalicioni për Familje – 2 vota

Partia Liberale Egjiptiane – 1 votë

Më 8 shkurt 2025, në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike ishin të vendosura 43 vendvotime, ku nga 20,324 votues të regjistruar, 15,352 shtetas të Kosovës shfrytëzuan të drejtën e votës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 75.57%.

Numërimi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në prezencë të vëzhguesve, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit./IndeksOnline/