Vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.
Nga 19 kuti që u numëruan dje, Lëvizja Vetëvendosje mori 81.89%, LDK-ja, 7.21%, PDK-ja 5.75%, AAK-Nisma, 1.54% dhe Koalicioni për Familjen ka marrë 1.07%. Gjithsej janë 43 kuti që do t’i nënshtrohen këtij procesi, raporton IndeksOnline.
Pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, do të fillojë numërimi i votave të dërguara me postë, atyre të votuara me kusht, si dhe votat e personave me aftësi të kufizuara./IndeksOnline/
