19:55 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / AR

Vazhdon numërimi prapa, edhe 5 ditë deri në hapjen e Gastronomisë

Gastronomët e Kosovës po vazhdojnë numërimin e ditëve prapa, larg vendimit për hapje, dhe pakove emergjente, shkruan Indeksonline.

Hapja e sektorit të Gastronomisë pritet të bëhet më datë 18 prill.

Deri në hapje, atyre i kanë mbetur edhe pesë ditë.

Numërimi i ditëve prapa, nga ana e tyre, ka filluar që nga miratimi i masave të reja kundër Covid-19 të Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre masave, Gastronomia mund të praktikojë metodën “merre me vete”.

Lajmi i madh për hapjen e tyre më datë 18 prill u dha mbrëmë nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës./Indeksonline/