Vazhdon operacioni i kërkimit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit, për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci.
Në njoftim thuhet, se ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur.
“Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045/112-102”, thuhet në njoftim.
ShKKSh thekson tutje se kërkimet do të vazhdojnë derisa të kemi rezultate.
“Falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin!”.