75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / k.v

Vazhdon operacioni i policisë në veri

Po vazhdon edhe në këto çaste bastisja në katër komunat veriore e që ndërlidhen me rastin e  Banjskës.

Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon edhe në këto momente (ora 11:00).

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani, ka deklaruar për IndeksOnline se  aksioni po vazhdon që disa orë dhe po zhvillohet në disa lokacione në katër komunat veriore.

“Policia e Kosovës, është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione në katër komunat veriore. Më vone do të njoftojmë për rezultatet konkrete”, ka thënë Elshani.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh vrau policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues, ndërsa pjesa më e madhe e grupit arriti të ikte./Indeksonline/