Vazhdon operacioni i policisë në veri, bastiset dhe shtëpia e pronarit të lokalit, gjenden armë zjarri

Policia e Kosovës me asistencë dhe të Doganës, kanë zhvilluar sot një aksion në një lokal në zonën e Leposaviçit.
Gjatë këtij aksioni në këtë lokal janë gjetur elektroshok, thika dhe bluza të mbushura me simbole nacionaliste serbe në veri.
Por pas bastistes së lokalit aksioni ka vazhduar dhe në shtëpinë e pronarit të lokalit.
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë për “Indeksonline”, se gjatë bastisjes në shtëpinë e pronarit të lokalit, janë gjetur dhe armë zjarri.
Ndryshe aksioni i cili ka filluar orë më parë, po vazhdon ende./Indeksonline/.