15:46 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Vazhdon operacioni kundër kontrabandës, kapen mbi 600 litra vaj nga Serbia

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë (5), respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.

Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjeter i kontabandimit te 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia. Automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.  

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.