75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Vazhdon operacioni në Post Telekom/ Pritet arrestimi i një ish- zyrtari ministror

Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Krimet ekonomike po vazhdon operacionin për arrestimin e disa zyrtarëve të Post Telekomit, të cilët dyshohen për keqpërdorime me disa tenderë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se pritet të arrestohet edhe një ish- zyrtar i një ministrie, që lidhet me këtë rast.

IndeksOnline ka mësuar identitetin e dy të arrestuarve deri tani, Armend Osaj dhe Trim Musliu.

Musliu ishte edhe këshilltar i ish- minsitrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

IndeksOnline mëson se dyshohet se është keqpërdorur një kontratë marketingu.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /IndeksOnline/