Vazhdon ora policore, zgjatet lëvizja për 30 minuta

Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00, shkruan Indeksonline.
Kështu u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë, ku edhe u miratua vendimi i ri për masat antiCovid.
“Kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit“, tha Vitia.