08:11 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon panairi “Blej Shqip”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2018 për nder të Ditës së Flamurit.

Ky panair tradicional mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Panairi ka filluar dje dhe do të vazhdojë, sot dhe nesër në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.