18:25 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / OSH

Vazhdon përhapja e zjarreve në Podujevë, intervenojnë zjarrfikësit

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar përhapja e zjarreve në disa fusha të fshatrave të komunës së Podujevës.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, zjarri është përhapur në fshatin Dumosh, Kalaticë dhe Llapashticë.

Ndyshe, tash e sa ditë komuna e Podujevës është duke u përballur me zjarre ku është djegur edhe një shtëp e vjetër./IndeksOnline/