75 Mall Live Search
13:51 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / k.v

Vazhdon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit – Ja sa votues ndërruan qendrën e tyre

Deri më tani rreth 1 mijë qytetarë kanë kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre.

Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave nga ky institucion, deri më tani janë 933 kërkesa, prej tyre 783 janë paraqitur përmes platformës online nga ueb faqja e KQZ-së dhe 150 kërkesa janë paraqitur përmes formularëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komuna të ndryshme.

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë më 7 shtator.

Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet përmes kësaj platforme që është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://eomp.kqz-ks.org/, apo duke plotësuar formularin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën prej nga vjen votuesi.

Gjithashtu, përmes kësaj platforme, votuesit mund ta mësojnë vendvotimin e tyre duke shënuar vetëm numrin e tyre të letërnjoftimit.