75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / MSH

Vazhdon periudha për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë apo mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

1.     përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

2.     duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Ndërkaq, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Për të kaluar nga një qendër votimi e një komune, në qendrën e votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën e-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.

Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet  në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në listën votuese.