11:57 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vazhdon presioni ndaj Ilija Iviç, ish futbollisti i serbisë i thotë të largohet nga Kosova

Futbollisti serb i Flamurtarit e i cili ka pranuar të luaj edhe për Kombëtaren e Kosovës po e gjen veten në presion të vazhdueshëm.

Pas përjashtimit nga puna të prindërve të tij për shkak të pranimit të ftesës nga Kosova atij tani po i bëhet presion edhe nga serbët e tjerë.

Për Iviçin ka folur edhe ish futbollisti i serbisë, Milan Lane Jovanoviç i cili e ka këshilluar futbollistin të mos e pranojë ftesën e Kosovës.

“Nëse do të ishte e nevojshme, do të prisja ftesën e vendit tim deri në moshën 33 vjeç. Për sa kohë që ka një mundësi që unë të luajë, do të prisja Serbinë kështu duhet të bëjë edhe ai”, tha Jovanoviç

“Pavarësisht nga nevoja që një lojtar të fitojë afirmim të mëtutjeshëm në botën e futbollit, ka disa linja të kuqe që nuk duhet t’i kalojë”.

“Nëse pyetem unë kurrë Serbia nuk do të bëhej kampion nëse për të luajë 11 brazilianë. Për mua një titull me vlerë ka kur vjen nga serbi si Novak Djokoviq, Milos Teodosiq, Vanja Grbiq, Asmir Kolasinac. Me këta identifikohet Serbia, kështu duhet të veprojë edhe Ilia Iviq”, përfundoi Jovanoviq.