Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.
Ky proces gjyqësor pritet të zhvillohet nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në orën 16:30.
Që të katrit janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza fillestare kundër tyre ishte konfirmuar, më 26 tetor të vitit 2020, ndërkaq aktakuza që është në fuqi ishte dorëzuar më 27 shkurt të vitit të kaluar.