Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetës Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Seanca nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00, raporton Klan Kosova.
Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri.
Ai akuzohet për krime të luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.