75 Mall Live Search
14:47 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / A. M.

Vazhdon procesi i zhvarrosjes së dëshmorëve në Istog (FOTO)

Procesi i zhvarrimit të trupave të dëshmorëve në Istog ka vazhduar edhe sot. Fllimisht në Vrellë është zhvarrosur dëshmori Feriz BlakaJ.

Më pas, në lagjen Muzliaj, u zhvarros Nazmi Musliaj e në fund u bë zhvarrimi i dëshmorëve të Orroberdës, Arton Zogaj, Qazim Hakaj dhe Nexhmedin Hakaj.

Procesi i zhvarrimit, u bë me nderime ushtarake nga ushtarët e FSK-së.

Të pranishëm ishin edhe organizatat e dala nga lufta, ndër to “Shqiponjat e Arta”.

Gjithashtu prezent ishte kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati si dhe deputeti nga AAK-ja, Bekë Berisha.

Vlen të theksohet se në varrin e dëshmorit Arton Zogaj, janë gjetur dy granata të dorës, me ç’rast ka ndërhyrë edhe Policia dhe ekipi i FSK-së.