75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / k.v

Vazhdon protesta e serbëve në veri, ka numër më të vogël të protestuesve

Protestuesit serbë edhe sot janë mbledhur para objekteve të komunave në veri për të kundërshtuar praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila ndodhet aty prej 26 majit, transmeton IndeksOnline.

Protesta është e qetë ndërsa në Zveçan sot asaj i janë bashkuar edhe nxënësit të cilët kanë paralajmëruar se do të përformojnë aty.

Numri i protestuesve për dallim nga java e kaluar, sot është dukshëm më i vogël.

Situata momentalisht e është e qetë në të tri qytetet ku po protestohet, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

KFOR-i po vazhdon t’i ruaj objektet e komunave ku ka vendosur edhe kordonin e sigurisë./IndeksOnline/