75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / L K

Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Në bazë të të dhënave, deri tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9 440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8,716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Nga 8 716 aplikime të aprovuara, 2 757 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1 024 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 4 935 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.