75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / MSH

Vazhdon saga “Albulenogjia”, dështon për të 19-n herë konstituimi i kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 19-të për konstituim të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, shkruan IndeksOnline.

Të hedhur në votim, 54 deputetë votuan për, 1 votoi kundër dhe s’pati asnjë abstenim.

Seanca e radhës do të mbahet më 23 maj, në ora 11:00./IndeksOnline/