75 Mall Live Search
07:17 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vazhdon samiti i Ballkanit Përendimor, merr pjesë Kryeministri Haradinaj

Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanit do të vazhdoj sot ku do të mblidhen liderët.

Në këtë mbledhje të liderëve, do të merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në Poznan të Polonisë, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perendimor dhe për të diskutuar çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal. Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin.

Rreth 1,500 vetë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë më shumë se 1000 mysafirë.

Në këtë samit marrin pjesë edhe 14 kryeministra. Mes atyre që do të mbërrijnë në Poznan janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri francez Edouard Philippe.

Tema kryesore e këtij takimi janë ekonomia, mundësia e ndërlidhjes, shoqëria civile, të rinjtë, kultura dhe siguria./Indeksonline/