Vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për migrimin e qytetarëve
Pas një pauze, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet e seancës së jashtëzakonshme, në të cilën po diskutohet për numrin e madh të qytetarëve që po migrojnë jashtë vendit.
Në këtë seancë e cila po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të Kuvendit, është propozuar edhe një rezolutë për parandalimin e ikjes së qytetarëve, raporton Indeksonline.
Po ashtu, disa deputetë kanë kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit.
Pos në Kuvend, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për migrimin e qytetarëve. Ai ka thënë se ka shumë persona që lënë paga të mëdha në Kosovë, por shkojnë jashtë për një jetë më të mirë. /Indeksonline/