75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / LB

Vazhdon seanca e Kuvendit, debatohet për Ligjin e Pagave

Po vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës, e nisur mëngjesin e së hënës, ku sot pikë e rendit të ditës është diskutimi i Ligjit për Pagat në sektorin publik.

Këtë diskutim e ka propozuar Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i këtij GP, Besnik Tahiri tha se ky ligj është diskutuar dhjetë vite, derisa Qeveria Haradinaj e kishte miratuar.

“Tani e 10 vite ky ligj është në diskutim e sipër nga qeveri të ndryshme, deri në Qeverinë Haradinaj ku është proceduar dhe miratuar dhe pastaj Kuvendi e ka miratuar. Do të doja të them se ky Ligj, është Ligj i cili kur është miratuar në Qeveri ka pasur lëvdata nga Bashkësia Ndërkombëtare, BE, për shkak se pas shumë vitesh ka arritur të miratojë një ligj me rëndësi të veçantë”, tha Tahiri.