75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / k.v

Vazhdon seanca e kuvendit, fillon votimi i projektligjeve

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e sotme plenare, pas lëshimit të sallës nga LDK-ja e PDK-ja. Në sallë ishin 61 deputetë andaj edhe kishte kuorum të mjaftueshëm për votimin e projektligjeve.

Deri tani u miratuan dy projektligje, ai për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ai për parandalim dhe kontroll të integruar të ndotjes, me asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Kuvendi është duke vazhduar me votimin e projektligjeve.