75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vazhdon seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot me fillim nga ora 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për të vazhduar seancën e javës së kaluar me disa pika të rendit të ditës siç janë shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, transmeton IndeksOnline.

Kuvendi njofton se sërish për shkak të situatës pandemike, mediet do të kenë të pamundur të akomodohen brenda hapësirave të tij, meqë ballkoni dhe pjesët e tjera do të shfrytëzohen nga deputetët.

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës:

4.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

5.    Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

6.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

8.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

·      Ueb faqes së Kuvendit,

·      Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

·      RTK-së, si medium publik.