07:25 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdon seanca, Kuvendi ka 18 pika në rend dite

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në seancën e cila fillon në orën 10:00, do të shqyrtohen pikat e papërfunduar nga seancat plenare të mbajtura më 19 qershor dhe 23 korrik 2018:

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës për vitin 2017,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,
  11. Debat parlamentar për dialogun me Serbinë,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.