11:55 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vazhdon seanca për rastin Limaj: Khan, rasti duhet të mbyllet

Karim Khan, avokati nga pala mbrojtëse e Limajt dhe të tjerëve ka thënë se rasti në MTPT do duhej të mbyllej kohë më parë për shkak të provave të gjetura deri me tani që dëshmojnë pafajësinë e Limajt.

“Flora Obërtinca e bën të qartë në procesin e prokurorimit: cdo gjë ka qenë logjore cdo gjë mund të verifikohet. MF i ka të gjitha se kur janë bërë pagesat. Basri Kqiku k thanë se kurrë nuk i ka dhënë ryshfet lidhur me ndonjë tender. Adem Grabovci e bëri të qartë se Nexhat Krasniqi nuk i ka raportuar Fatmir Limajt por Skender Gashit qe ishtë sekretar” ka thënë Khan, përcjell Indeksonline.

Dëshmitarët e Prokurorisë nuk kanë dhënë informata se Limaj ndonjëherë ka provuar ta manipulojë procesin e tenderimit ka shtuar Khan.

“Të gjithë dëshmitarët e dëshmojnë se dëshmitari i marrë në pyetje nga EULEX-i, Mehmet Shkodra ka deklaruar rrejshm, deklarata e tij është e fabrikuar nga një njeri hakmarrës. Edhe djali i tij e ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e deklaratave të tij. Mehmet Shkodra e ka thënë se ka paguar për drekë për Hashim Thacin dhe tjerë anëtarë të PDK-së. Ai i ka dërguar një sms Fatmir Limajt duke thënë se “mirëmëngjes dua të ju takoj”. Limaj thotë “ do jem në territorin tënd”. Nuk ka fakte se Limaj e ka takuar atë madje as nga Shkodra nuk është thënë kjo.Shkodra i ka dërguar sms duke i thenë “eja tek Ariu” por Limaj nuk është paraqitur”. Shkodra dergon sms “ jam Mehmeti nga Inter Evropa” por referenca nuk është pranuar. Prokuroria e ka dhenë si prove se Limaj ka takuar Shkodrën por në fakt Shkodra ka deklaruar se “nuk është zhvilluar asnjë takim midis atij dhe Fatmir Limajt” ka deklaruar Khan.

Ai me tutje ka theksuar se shtytësi i këtij rasti, Mehmet Shkodra nuk ka qenë i kualifikuar për t’i dhënë tenderë.

“Ai vet i ka deklaruar EULEX-it se ka 8 vite pa punë. Kjo tregon se kompania e tij ka qenë e pa aftë për t’i dhënë tenderë” ka thënë Khan./Indeksonline/