75 Mall Live Search
07:40 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Z S

Vazhdon seriali, sot episodi i 43-të me radhë

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të 43-të, për një qëllim të vetëm, arritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Seanca vazhduese nis nga ora 11:00, derisa nuk është dhënë ndonjë sinjal pozitiv rreth daljes nga ngërçi që ka kapluar kuvendin.

Pozita po insiton që emri i Albulena Haxhiut të votohet në mënyrë të fsheftë ndërsa kjo po kundërshtohet nga opozita.

Ndryshe, të shtunën, në tentimin e 42-të për funksionalizimin e institucionit legjislativ, ky objekt u kërcënua, që sipas policisë dhe ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, alarmi për bombë në kuvend erdhi nga Serbia./Indeksonline/