75 Mall Live Search
07:41 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Z S

Vazhdon seriali, sot episodi i 47-të me radhë

Sot do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.

Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 47-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme tash e 46-të herë me radhë.

Kjo vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive, pra deri më 26 korrik.

Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë dhe u bënë thirrje Vetëvendosjes të reflektojë, duke kërkuar një zgjidhje konsensuale sa më parë.

Seanca nis nga ora 11:00./Indeksonline/