Vazhdon seriali VV-LDK: Pajtohen për tu takuar sërish

Pas më shumë se 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi mes liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ndonëse këta dy nuk dolën bashkë nga Kuvendi i Kosovës, ata nuk u prononcuan para medieve, të cilat po prisnin 3 orë rresht në Kuvendin e Kosovës.
Mediave ju foli zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, duke konfirmuar që Kurti e Mustafa do të takohen prapë nesër.
“Në fund të këtij takmi janë pajtuar që të kenë edhe një takim nesër, për detajet e takimit ju njoftojmë me kohë”, tha Mustafa.
Kujtojmë që takimi Kurti-Mustafa vjen pasi që Kurti takoi dje presidentin e vendit Hashim Thaçin, ku ky i fundit i dha 48 orë afat për ta caktuar kandidatin për kryeministër. /IndeksOnline/
