22:58 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Vazhdon shkëlqimi i Liverpulit, fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Fulhamit në Carabao Cup

Liverpuli është një hap pranë kalimit në finale të Carabao Cup.

Skuadra e Jurgen Kloop, në ndeshjen e parë gjysmëfinale fitoi me përmbysje ndaj Fulhamit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e brazilianit William, në minutën e 19-të. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Liverpuli përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola brenda tre minutave.

Curtis Jones barazoi shifrat në minutën e 68-të, ndërsa Cody Gakpo shënoi golin e fitores në minutën e 71-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 24 shkurt./IndeksOnline/