75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / OSH

Vazhdon shqiptimi i gjobave anti-COVID, 647 gjatë 24 orëve

647 gjoba ka shqiptuar policia e Kosovës të enjten për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

1319 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa gjatë 24 orëve kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.

Dje po ashtu u arrestuan 20 persona për vepra të ndryshme penale, ku 14 janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit.