Vazhdon sindorim i klubeve kosovare, Drenica akuzon gjyqtarët për humbjen ndaj Lirisë

FC Drenica ka pësuar humbjen e parë këtë sezon, pas plotë 14 ndeshjeve.
Kuqezinjtë u mposhtën nga Liria, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Ashtu si diaa klube tjera kosovare, Drenica ka akuzuar gjyqtarët e ndeshjes për humbjen e sotme.
Postimi i Plotë:
Reagim për media dhe opinionin publik.
Sot, me 27.11.2024, pas ndeshjes së zhvilluar mes FC Liria nga Prizreni dhe FC Drenica nga Skenderaj në kuadër të xhiros 14-të të Raiffaisen Ligës së Parë, bordi ka mbajtur mbledhje urgjente ku janë diskutuar disa parregullësi nga ana e gjyqtarëve të ndeshjes kundër KF Drenicës.
Reagim për media dhe opinionin publik
Sot, më 27.11.2024, pas përfundimit të ndeshjes mes FC Liria nga Prizreni dhe FC Drenica nga Skenderaj, në kuadër të xhiros së 14-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Bordi i Klubit të FC Drenica mbajti një mbledhje urgjente për të diskutuar referimin skandaloz dhe larg nivelit të referimit për ndeshjet e këtij niveli të garave.
Parregullsitë dhe vendimet e gabuara të ndarësve të drejtësisë kanë dëmtuar rëndë ekipin tonë dhe kanë lënë një përshtypje tejet të keqe, duke ndëshkuar në mënyrë të padrejtë FC Drenicen.
Drejtuesit e klubit ndihen të detyruar të reagojnë, pasi ky nuk është rasti i parë kur FC Drenica dëmtohet nga vendime të tilla, por kjo situatë ka arritur kulmin. Në këtë ndeshje, referimi u monitorua nga sistemi VAR, megjithatë, vendimet e marra ishin të papranueshme. Sidomos vlen të theksohet se Isak Ceroviku, i cili ishte deleguar, dhe jo me short siç caktohen gjyqëtarët tjerë, si dhe gjyqtari kryesor Gentrit Zogaj, që me vendimet e tyre të njëanshme, kanë ndikuar negativisht në rezultatin dhe rrjedhën e ndeshjes.
Fillimisht, ekipi ynë arriti të shënojë golin e barazimit, por ndërhyri VAR-i dhe ftoi gjyqtarin kryesor, i cili më pas e anuloi golin. Ky gol ishte plotësisht i rregullt, pasi, sipas protokollit të VAR-it, në raste të tilla nuk ka arsye për ndërhyrje. Në këtë rast, megjithatë, VAR-i reagoi, duke sjellë një vendim të padrejtë. Për më tepër, në të njëjtin aksion, para shënimit të golit, lojtari i Lirisë luajti me dorë brenda zonës, çka përbënte një penallti të pastër. Në vend që të akordonte penalltinë, gjyqtari lejoi përparësinë, shihet duke ngritur dorën për përparësi dhe shënohet goli e me ç’rast gjyqtari kryesor pranon golin, dhe më pas me intervenim të VAR-it, pas rishikimit anulohet goli.
Rasti i dytë ndodhi kur lojtari ynë, Mohamed Fofana, që në minutat e para të ndeshjes u provokua nga gjyqtarët dhe u ndëshkua shpejt me kartonin e parë të verdhë. Pak më vonë, pas insistimit të VAR-it i njejti u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq, duke u përjashtuar menjëherë nga loja.
Këto raste përbëjnë shkelje të rënda të standardeve të gjykimit dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes, duke dëmtuar ekipin tonë.
FC Drenica kërkon që këto vendime të analizohen me seriozitet nga organet përkatëse për të siguruar një trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjitha ekipet.
Ka edhe disa raste të tjera diskutabile ku DRENICA është dëmtuar, dhe të cilat do t’i paraqesim pranë organeve përkatëse të FFK-së.
Ju bëjmë me dije se DRENICA nuk do të tolerojë asnjë rast të padrejtë.
Çdo vendim i gabuar, qoftë edhe një ‘faull’, do të trajtohet me seriozitet të plotë. Për këtë, të jeni të sigurt.
Drenica ka shfaqur vërejtje edhe në disa ndeshje të tjera, por nuk kemi reaguar deri më tani. Megjithatë, sot, për vetëm një ndeshje, kemi pësuar më shumë padrejtësi se në shumë ndeshje të tjera.
Drenica nuk e meriton një trajtim të tillë dhe nuk do të lejojë të trajtohet në këtë mënyrë./IndeksOnline/