09:13 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdon situata emergjente në Suharekë, kryetari kërkon ndihmë

Vërshimet e dy ditëve të fundit në Suharekë kanë krijuar situatë emergjente.

Për këtë, kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka një porosi të fundit për t’i dalur ndihmë kësaj komune.

“Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj tek të gjitha bizneset, organizatat humanitare, dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijes etj.

Këto mund t’i dorëzojnë tek Kryqi i Kuq në Suharekë” shkruan Muharremaj./Indeksonline/