07:35 / E Martë, 03 Gusht 2021 / AR

Vazhdon sot seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti

Seanca e Kuvendit të Kosovës për 100 ditët e para të Qeverisë Kurti do të vazhdojë sot.

Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare e djeshme u ndërpre për të vazhduar sot punimet në ora 10:00.

Opozita ka pasur kritika për mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe disa nga ministrat ne seancën e sotme.

Kurti tha para deputetëve se brenda tre muajve të parë të qeverisjes, janë marrë 144 vendime, ndërsa ka përmendur edhe reformat që ka ndërmarrë kjo qeveri.

Kryeministri ka përmendur edhe aksionet dhe bastisjes e Policisë së Kosovës si arritje të qeverisë së tij, me ç’rast ka deklaruar se kanë shkatërruar tetë grupe kriminale ndërsa kanë konfiskuar 400 kilogramë kokainë.